Maqedoni

SKANDAL: BDI-ja e Sarajit vazhdon “dashurinë” me VMRO-në, promovojnë projekte bashkë me huliganin maqedonas të 27 Prillit (VIDEO)

blerim-stoj

Nga sot ka filluar asfaltimi i rrugës në fshatin Gllumovë të Komunës së Sarajit. Kryetari i Komunës Bekim Murati, tha se ky investim do t’u shërbejë qytetarëve të këtij fshati por edhe të tjerëve që do të frekuentojnë Kanjonin Matka. Në këtë promovim kanë marr pjesë edhe Blerim Bexheti i BDI-së si dhe Koce Trajanovski kreu i Shkupit nga VMRO – DPMNE.

“Filloi realizimi i projektit për asfalltimin e rugës kryesore të Fshatit Gllumovë, që u realizua nga Komuna e Sarajit në bashkpunim me Qytetin e Shkupit, me çka banorët e Fshatit Gllumovë do ken një komunikacion më të lir dhe më të rehatshëm kjo gjë ndodhi falë politikave të Bashkimit Demokratik Për Integrim gjegjësisht z.BLERIM BEXHETIT”, thuhet në njoftimin e BDI – Gullmovë.

Ndërkaq, në këtë rast, ajo që nuk kanë përmendur mediat në raportimet e sotme është se në këtë ngjarje të BDI – VMRO-së, ka marrë pjesë edhe Martin Stojanovski, një nga pjesëmarrësit e dhunshëm në Kuvend më 27 Prill, ku u sulmuan edhe deputetët. Nuk dihet nëse kjo prezencë e Stojanovskit, mund të flasë edhe për një bashkëpunim evenetual mes ish – partnerëve të koalicionit, të cilët duket se edhe sot e kësaj dite kanë marëdhënia shumë të mira mes tyre./Almakos

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1765165183524326/

To Top