Skandal: Deputetët shqiptarë sërish grushtohen në Kuvend (Foto)

Një incident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura janë konfrontuar fizikisht deputeti i Partisë Socialiste Piro Lutaj me atë të Partisë Demokratike Asllan Dogjani. Lapsi.al mësoi se mes të dyve ka pasur fillimisht replika verbale që më pas kanë degjeneruar në përlasje fizike. Incidenti është dëgjuar deri në korridor ndërsa brenda kanë hyrë punonjësit e gardës së Republikës për të qetësuar gjakrat. Garda është kujdesur që të largojë gazetarët që prisnin në korridor ndërsa nga brenda dëgjoheshin tonet e larta mes deputetëve. Të dy deputetët janë larguar nga mbledhja. Asllan Dogjani ka qenë deputet i Partisë Socialiste në vitin 2009 deri në 2013 dhe më pas u regjistrua në listat e PD-së. Në mbledhje do të raportonte Shërbimi Informativ Shtetëror pas situatës së alarmit nga sulmet terroriste ën Paris.

Loading...