Rajon-Botë

Skandal i madh në Britani: Bankat kanë procesuar miliarda dollarë të shpëlara nga mafia dhe zyrtarët rusë

para

Në bankat e mëdha të Britanisë kanë qarkulluar gati 740 milionë dollarë nga një operacion i gjerë i shpëlarjes së parave të kriminelëve rusë, me lidhje të afërta me Qeverinë e Rusisë dhe me ish-agjencinë ruse të spiunazhit, KGB, ka zbuluar The Guardian.

HSBC, Banka Mbretërore e Skocisë, Lloyds, Barclays dhe Coutts janë në mesin e 17 bankave me bazë në Britani, ose me degë në Britani, që po hetohen nga autoritetet për të mësuar se çfarë kanë ditur ato për skemën ndërkombëtarje të shpëlarjes së parave, dhe se pse ato nuk i kanë refuzuar transferimet e parave të dyshimta, transmeton Gazeta Express.

Dokumentet e siguruara nga The Guardian tregojnë se të paktën 20 miliardë dollarë janë zhvendosur nga Rusia gjatë një periudhe katërvjeçare, ndërmjet viteve 2010 dhe 2014. Shifra e saktë mund të jetë 80 miliardë dollarë, besojnë detektivët.

Një figurë e lartë e përfshirë në hetimin e gjerë ka thënë se paratë nga Rusia “ashiqare janë vjedhur ose kanë origjinë kriminale”.

Hetuesit ende po mundohen të identifikojnë disa prej rusëve të pasur dhe me ndikim politik që qëndrojnë prapa operacionit.

Ata besojnë se rreth 500 njerëz janë të përzier në këtë operacion, përfshirë oligarkë, bankierë moskovitë, dhe figura që punojnë për FSB’në, pasardhësen e KGB’së, apo që janë të lidhura me njerëz të saj.

Madje, Igor Putin, kushëri i presidentit rus, Vladimir Putin, ishte në bordin e një banke të Moskës, nga ku kanë qarkulluar disa prej parave të përfshira në operacionin kriminal.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top