Dënohet në Itali me 50 vjet burg banda e trafikut të kokainës në Genova. Në mesin e 5 të dënuarve janë edhe dy shqiptarë, njëri prej të cilëve, Artur Mahmutaj, rreth 40 vjeç, ka qenë zëvendësdrejtor në Hekurudhën e Durrësit. që u kap në portin e Genovas në nëntor të 2017, origjinën e kishte nga Amerika Jugore, ndërsa kishte për destinacion Italinë e Veriut, si dhe tregjet franceze. Nëse kokaina do të hidhej në treg, do të kapte një vlerë prej 3 milionë eurosh.
Prokurori i çështjes Federico Manotti tha se në vendngjarje janë gjetur mbi 77 kilogramë drogë e llojit kokainë. Gjyqtari italian Filippo Pisaturo dha në total 50 vjet burg për bandën kriminale:
Massimo Rocca 12 vjet
Roberto Piano 9 vite e 8 muaj
Nik Duati, 12 vjet
Artur Mahmutaj 6 vjet
Carmelo Rao 9 vjet e 4 muaj
Sipas hetuesve rrjeti i shpërndarjes së drogës drejtohej nga shqiptarët. Rao kishte rolin e bashkëpunëtorit ndërsa Rocca dhe Piano kishin detyra me rëndësi për bandën në portin e Genovas ku shqiptarët kishin marrë “kontrollin”. Sipas hetuesve droga në trego do të kushtonte 3 milion euro.

Loading...