Skandal/ Kryetari i Forumit Rinor të BDI-së emërohet kryetari i komisionit komunal zgjedhor në Strugë

Kryetari i Forumit rinor të BDI-së, Bledar Ziba është emëruar nga ana e KSHZ-së si kryetar i komisionit komunal të Strugës. Ky alarm vjen nga Lëvizja Besa në Strugë, e cila ka kërkuar që me urgjencë të bëhet shkarkimi i tij dhe për këtë të ndërhyjë edhe OSBE/ODIHR dhe institucionet e tjera, informon INA.

“Ne si Rilindje me Besë shprehim dyshimin dhe indinjatën tonë se edhe në këtë proces zgjedhor do të tentohet të ketë manipulime të llojeve të ndryshme siç i kemi pasur në të kaluarën . Këtë shqetësim e shprehim nga shkaku se si është e mundur që Kryetari i forumit rinor të BDI-së, të emërtohet nga ana e KSHZ-së si kryetari i komisionit komunal të Strugës. Andaj bazuar në këtë fakt ne si subjekt publikisht pyesim KSHZ-në, se si e ka emëruar këtë person në atë detyrë, dhe njëherit pyesim se si të besojmë se edhe ky proces zgjedhor nuk do të keqpërdoret me të drejten më sublime të çdo qytetari e cila është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Si dëshmi të këtij reagimi paraqesim edhe fotografitë të bëra më date 26 nëntor 2016, takime me qytetarët”, thekson Lëvizja BESA në Strugë.

Loading...