Qytetarët e familjeve më të varfra, mbrëmë janë ftuar për të marrë dru për ngrohje në Kumanovë, pikërisht para zgjedhjeve. Tv Telma mëson se ndarja e druve ka të bëjë me blerjen e votave.

Zyrtarisht janë dhënë 300 metër kub dru, dhe nga MPB dyshojnë se në këtë rast bëhet fjalë për blerje votash, por banorët rom të cilët kanë marrë drutë, thonë se ata janë donacion nga një organizatë islamike e Turqisë dhe se nuk ka asgjë të bëjë me politikën.
Rastin në polici e ka denoncuar një person, i cili ka parë grumbull njerëzish duke marrë dru dhe ka dyshuar se bëhet fjalë për blerje votash.
Loading...