Shfaqja “Bouncers” e Teatrit shqiptar të Kumanovës e cila ishte planifikuar për sonte në Teatrin e Tetovës është anuluar për shkaqe të mungesës së ngrohjes, informon INA.

Ky vendim skandaloz është bërë vetëm disa orë para se të jepej shfaqja, ndërsa aktorët kumanovarë janë informuar sot në mëngjes se nuk ka shfaqje. Promovimi dhe paralajmërimi i shfaqjes ishte bërë gjatë tërë javës së kaluar dhe shumë artdashës tetovarë kishin prenotuar biletat për të ndjekur ate. Por kjo u anulua me një vendimi skandaloz të shtëpisë së kulturës dhe teatrit tetovar. Aktorët kumanovarë janë shprehur të indinjuar me këtë veprim të këtij institucioni, dhe me paralajmërimin për anulim të bërë vetëm disa orë përpara se ishte planifikuar shfaqja.
“Bouncers” e autorit britanik John Godberg dhe në regji të Qazmedin Nuredinit së fundi fitoi disa çmime në festivalet teatrore mbarëshqiptare. Ky skandal po ndodhë vetëm disa ditë pasi sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës ka shëtitur nëpër teatrot dhe qendrat kulturore duke premtuar projekte kulturore shqiptare dhe të arriturat e pretenduara në kulturën shqiptare. (INA)

Loading...