Skandal: Ushtarakët grekë detyrojnë shqiptarët të shajnë nënat e veta (Video)

Ky është vidoe-skandali më i fundit që tregon fyerjet dhe sharjet e bëra nga ushtarët grek për Shqipërinë dhe Turqinë. Denoncimi është bërë nga rrjeti informativ “Arberia news”, i cili ia ka dalë të intervistojë një qytetar shqiptar, i cili është duke kryer shërbimin ushtarak në Greqi.

Në një bisedë ekskluzive me “Arbëria News” qytetari shqiptar M.DH., i cili është duke kryer detyrimin ushatrak në Greqi për të marrë pashaportën greke, tregon se ishte i detyruar të këndonte këngë me tekst kundër bashkëkombasve dhe vendit të tij.

Ky poshtërim nga ushatarakët grek ka ndodhur për arsye se gjatë periudhës së kryerjes së ushtrisë, ushtarët me orgjinë nga Shqipëria flasin vetëm shqip.

“Këtu jemi shumë shqiptar dhe kemi ardhur vetëm për të marrë pashaportën, por duke qenë se flasim shqip dhe kemi nevojë për këtë document, këta na poshtërojnë duke na vënë të shajmë motrat dhe mamat tona”,- përfundoi i dëshpëruar M.DH./Arbëria News/

Loading...