Skandali me pijen energjike që po trondit Maqedoninë, ka prekur fëmijët

Skandali që po tronditë Maqedoninë me pijet energjike “SIMBA” të cilën po e hulumton gazetarja e mirënjohur, Liridona Vejseli, ka filluar që para dy viteve, kur në fshatin Radishan të Shkupit nga kjo pije energjike u helmuan 2 fëmijë të moshës 10 vjecare, dhe mesi shpëtuan të jetojnë, pas ndihmës së dhënë në Klinikën e Toksikologjisë në Spitalin Shtetëror në Shkup, njofton, portali, Amerika-RADIO.

Menjëher pas helmimit me 1 nëntor, 2016, jozyrtarisht mësohet se pronarët e kësaj kompanie që kanë prodhojnë pije energjike e kanë korruptuar drejtorin e mëparshëm të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari me 30.000 mijë euro me qëllim që të nxjerin raport pozitiv se kinse “PIJET SIMBA NUK JANË HELMUESE”.

Kështu në mënyrë eksprese më datën 4 nëntor, 2016 , Agjencia për Ushqim dhe Veterinari doli publikisht se pijet SIMBO i plotësojnë të gjitha kushtet e parapara me ligj dhe nuk përmbajnë përmabjtje që mund të shkakton helmim tek fëmijët.

Ndryshe, portali, Amerika-RADIO e publikon në formë tekstuale lajmin që u raportua në të gjitha mediat e Maqedonisë.

Dje 1 nëntor, 2016 –të rreth orës 17 në shërbimet e policisë së Shkupit, nga Klinika e Fëmijëve të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, është lajmëruar se tek ata është janë sjellë tre vajza të mitura, dy prej të cilave në moshë 12 vjeçare dhe një e moshës 11 vjeçare, nga Shkupi, të cilat kanë qenë të helmuara nga pija energjetike “Simbo”, njofton Portalb.

“Pijen energjetike e kanë blerë në kompleksin tregtar “Radishan”. Me veturë të Ndihmës së Shpejtë fëmijët kanë qenë të dërguar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, ku është konstatuar helmimi. Për çështjen në fjalë janë njoftuar autoritet përkatëse, gjegjësisht Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. Po ndërmerren të gjitha masat për pastrimin e plotë të rastit”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Ndryshe, kompania që prodhon pijet energjike është në pronësi të një biznismeni shqiptar nga fshati Kolican i Shkupit që ka fabrikë prodhimi në Maqedoni dhe Kosovë.

Një energjike “SIMBA” në duqanet, kryesisht në komunat shqiptare në Maqedoni shitet 10 denarë, ndërsa subdistrubutorët ju shesin duqaneve me cmim prej 8 denarëve. Ky cmim shumë i ulët nxit dyshime edhe më të mëdha për kualitetitin e kësaj pije e cila është e preferuar nga fëmijët.

Loading...