Skandali me shitjen e foshnjeve në Maqedoni, Prokuroria merr në pyetje zyrtarë të MPPS

Bëhet fjalë për procedurë parahetimore, për lëndë që është hapur në prokurori në lidhje me informacionet se kërkohet ryshfet nga çiftet që duan të adoptojnë foshnje, shkruan Fakte. Deri më tani në pyetje është marrë zyrtarja e cila është drejtëpërdrejtë e akuzuar se ka marrë para, si dhe një tjetër në cilësinë e përfaqësueses së MPPS-së.

Para disa ditësh ka shpërthyer skandali me shitjen e foshnjeve pasi shkupjanja Kuzmanovska publikisht ka denoncuar se në vitin 2013 i janë kërkuar 2000 euro për të adoptuar një fëmijë. Ajo fillimisht kishte pranuar të paguajë shumën e caktuar, duke menduar se bëhet fjalë për pagesë legale.Pasi ka kuptuar se bëhet fjalë për ryshfet, ajo ka refuzuar të paguajë dhe nuk i është lejuar adoptimi. Menjëherë pas kësaj, e njejtë është akuzuar dhe dënuar për “dhunë në familje”.

Edhe Avokati i Popullit ka hapur lëndë për keqpërdorime në adoptimin e foshnjeve. Ai është i bindur se edhe Klinika e Gjinekologjisë është e implikuar, në rastet kur abortojnë dhe lindin vajza të mitura. Avokati i Popullit po heton ku përfundojnë këto foshnje?! Edhe ambasada e fëmijëve Megjashi ka shprehur shqetësime të mëdha në lidhje me këtë çështjë.

Loading...