Kryetari aktual i Komisionit Antikorrupsion ka finansuar fushatën zgjedhore të VMRO-DPMNE, e cila e ka vendosur në ate pozitë. Këtë akuzë e ka bërë ish-kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Voislav Zafirovski.

Sipas tij, me Ligjin për funksionimin e këtij komisioni, duhet që anëtarë të jenë njerëz me angazhime profesionale, por tani kemi njerëz që janë me përgatitje diskutabile dhe jokompetentë për kryerjen e kësaj detyre. Ky trup duhet të përbëhet nga njerëz të pavarur pasi që i zgjedh Kuvendi, por kandidatët duhet të kenë integritet, përgatitje profesionale dhe të plotësojnë kriteret.

Zafirovski si duket e ka pasur me kryetarin aktual Igor Tanturovski, që ka doktoraturë të ekonomisë të përfituar në një nga universitetet e Maqedonisë dhe që erdhi në këtë komision në vitin 2015. (INA)

Loading...