SKANDALOZE/Bashkia e Dropullit në Shqipëri lëshon dokumente vetëm në greqisht

“Gjuha greke u zyrtarizua në Jugun e Shqipërisë si e vetmja gjuhë zyrtare. Bashkia e Dropullit çdo dokument zyrtar përdorë vetëm greqishten duke shkelur rëndë Kushtetutën e Shqipërisë”, ka shkruar në facebook, historiani dhe njohësi i çështjes çame, Arben Llalla.

Sipas tij, kjo bashki më 15 Gushtë me rastin e festët së Shën Marisë shpalli Qytetar Nderi Mihal Servon nga Janina një antishqiptar i tërbuar që merret me financimin e aneksimit të jugut të Shqipërisë.

Llalla lidhur me këtë skandal i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shqyrtojë këto vendime dhe veprime të bashkisë që është në shtetin shqiptar dhe që nuk respekton Kushtetutën e vendit.

“O ED RAMA ‘PATRIOTI’ bëj të fala gjuhës shqipe..”, ka shkruar Arben Llalla, historiani që jeton dhe vepron në Tetovë. (INA)

Loading...