Shkup, 3 shtator – Skandaloze, edhe pse Maqedonia ka njohur Republikën e Kosovës si shtet, ajo sot e kësaj dite nuk ka vënë në pratikë zbatueshmërinë e ligjit të njohës së Republikës së Kosovës si shtet fqinjë, shkruan Zhurnal.
Edhe pas pavarësimit të Kosovës dhe njohjes nga Republika e Maqedonisë, ende nuk është ndryshuar neni 2 i Ligjit – Kushtetues për zbatimin e Kushtetutës.
Pra ende në këtë nenin 2 nuk figuron se Republika e Kosovës është shtet fqinjë i Republikës së Maqedonisë.
Ja zbrastira në tekstin e nenit 2 të Ligjit Kushtetues;
Neni 2
Kufiri shtetëror i Republikës së Maqedonisë është kufiri i përhershëm i saj me Republikën e Shqipërisë,Republikën e Bullgarisë, Republikën e Greqisë dhe Republikën e Serbisë .
*
Член 2
Државната граница на Република Македонија е нејзината постојна граница со Република Албанија, Република Бугарија, Република Грција и Република Србија.

Loading...