Në emisionin “Click Plus” në Tv21 me gazetarin Agron Vrangalla ku të ftuar ishin Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, Kryetari i Komunës së Zhelinës dhe Ministri i Pushtetit Lokalë Suhejl Fazliu nga Partia e Vesel Memedit duke debatuar rreth borxheve të Komunave dhe projektit qeveritarë për falje të borxheve, përcjell Infomagazin.net

Ministri i Pushtetit Lokal Fazliu i cili sipas logjikës duhet të jetë njeriu më i informuar rreth kompetencave të Komunave dhe problemet me të cilat ballafaqohet pushteti lokal.

Miministri i Pushtetit Lokal Suhejl Fazliu tha se: “Komunat i harxhojnë bllok-dotacionet për rroga sepse kanë shumë të punësuar duke mos e ditur se në aspekt ligjor bllok-dotacionet janë mjete me destinim, ndërsa destinimin e tyre e cakton ministria përkatëse, kurse Kryetarët e Komunave nuk munden ti shfrytëzojnë për qëllime tjera.

Është skandaloz fakti që Ministri që është më i thirruri për këtë çështje nuk ka njohuri themelore për funksionimin e pushtetit lokal./Infomagazin.net

Loading...