Është bërë trend tashmë që nëpër rrjete sociale të postohen fotografi me motive fetare, por, tashmë po tejkalohen kufinjtë e së lejuarës. Edhe nëpër shkolla, nëpër institucione sekulare edukativo-arsimore, nxënësit po ushtrojnë rituale fetare, gjë që ligjërisht është e ndaluar.

Këtë fenomen po e neglizhon dhe nuk po e trajton Ministria e Arsimit, ku pos që sistemi arsimor është në rënie drastike, tashmë edhe këto fenomene duken të pandalshme.

Sic po shihni foton e cila nuk dihet se ku është bërë, vërehet qartë se nxënësit janë të mitur dhe se ushtrojnë ritual fetar në klasë të ndonjë shkolle, njofton Realiteti.

Shumë persona kanë shfaqur irritimin e tyre me këto veprime, duke thënë se ata duhet të edukohen e të mësohen gjëra nga shkenca e lëndë shkollore, e jo në moshë kaq të vogël t’u mësohen ritet fetare.

Loading...