Sport

Skenderi kthehet pas lëndimit:Respekt për Rabotnickin, pikët do të ngelin në Tetovë

2c-renova

Renova ka marrë një lajm shumë të mirë para ndeshjes kryesore me Rabotnickin në Tetovë. Sulmuesi Lavdrim Skenderi ka sanuar lëndimin njëmujor dhe do të jetë gati për takimin e së shtunës.

“Po, normal secila ndeshje është e vështirë, pra edhe kjo me Rabotnickin do jetë e tillë, por mendoj se do t’ia arrijmë qëllimit tonë që pikët të ngelin në Tetovë, pasi që kemi nevojë të madhe”, tha për Lajm Skenderi. Ai pret që edhe fati të jetë me ta, pasi në ndeshjet e kaluara iu ka munguar.

“Po, fati s’ka qenë në anën tonë, por mendoj se kësaj radhe do kemi fat. Respekt për ekipin e Rabotnichkit, por tre pikët do të mbesin në Tetovë”, theksoi ai. Skenderi ka zhvilluar vetëm një ndeshje kampionale për Renovën, pastaj u lëndua në stërvitje, duke i munguar ekipit për gati një muaj të plotë. Ndeshja Renova-Rabotnicki do të luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim prej orës 14:30 minuta. Në tabelën e klasifikimit, Renova zë vendin e parafundit me 7 pikë nga nëntë ndeshje./lajm

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top