16 vjecarja franceze Tess Ledeux dhe suedezi Oscar Wester ishin fituesit e garës së vlefshme për Kupën e Botës në disiplinën e skive të zbritjes së lirë me pengesa. Në garën e meshkujve kishte një shtrirje të madhe gjeografike të pjesëmarrësve, që varionin nga Zelanda e Re, Kanadaja e deri në Meksikë, por tre finalistët ishin të tre nga Europa Veriore. 25-vjecari suedez Oscar Wester dominoi garimin duke fituar garën e tij të parë në karrierë të vlefshme për Kupën e Botës. Në total ai e mbylli garimin me 94.60 pikë ndërsa në vendin e dytë u rendit norvegjezi Ferdinand Dahl me 93.40 pikë dhe i treti bashkombasi i tij Oystein Braaten me 93.00 pikë. Pikërisht Braaten dhe Wester janë dhe kryesuesit e përbashkët të Kupës së Botës në këtë disiplinë me 165 pikë në total. Në kategorinë e femrave francezja, Tess Ledeux befasoi jurinë me akrobacitë e saj. Francezja e mbylli garimin e saj me 93.60 pikë të grumbulluara në total duke lënë pas suedezen Jennie Lee Burmansson dhe Tiril Sjasstad Christiansen të Norvegjisë. Gara e radhës në këtë disiplinë do të mbahet tashmë nga data 10 deri më 13 janar në SHBA.

 

Loading...