Skiatori rrëzohet nga 487 metra lartësi dhe … (Video)

Skiatori profesionist, Ian McIntosh, i ka mbijetuar mrekullisht rënies nga pothuajse 500 metër lartësi në malet me borë të Alaskës. Pamjet tregojnë momentin kur McIntosh u pengua dhe humbi ekuilibrin, duke e vazhduar pjesën tjetër të rrugës me rrotullime dhe përplasje. Në video dëgjohet edhe zëri i tij gjatë rënies nga mali Neacola.

Fatmirësisht, në fund ai është në gjendje të lajmërojë: “Jam mirë, jam mirë”.

Aksidenti ndodhi ndërsa skiatori po punonte për xhirimin e një filmi.

Loading...