Sport

Skiatorja amerikane mbi 1000 pikë!

Mikaela Shiffrin of the US celebrates after winning the Audi FIS Alpine Ski World Cup Women's Giant Slalom on December 28, 2016 in Semmering, Austria. / AFP PHOTO / APA / Sebastian PUCHER / Austria OUTSEBASTIAN PUCHER/AFP/Getty Images

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, po shkon drejt titullit të botës. Edhe pse është ende herët të flitet për një gjë të tillë, për faktin se ka shumë gara deri në fund, Shiffrin ka rritur epërsinë në renditjen e përgjithshme në Kupën e Botës. Amerikania me 60 pikët e reja që fitoi në disiplinën e sllallomit që u mbajt në Flachau të Austrisë, arriti në 1008 pikë ose ka 365 sosh më shumë se kampionia në fuqi e botës, zvicerania Lara Gut. Shiffrin ndihet shumë më komod në krye të renditjes dhe shpreson ta thellojë edhe më shumë atë, ndërsa suedezja Frida Hansdotter zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:51.40 minuta ose ka qenë më e shpejt për 58 qindtat se norvegjezja Nina Loeseth. Shiffrin së bashku me zviceranen Wendy Holdener arritën në podium, përkatësisht në vend të tretë, por me një kohë më të dobët për 78 qindtat se fituesja e garës. Si befasi është sllovakja Veronika Velez-Zuzulova e cila nuk pati kohë të mirë, pasi për 1 sekondë e 78 qindtat qe më e ngadalshme se Hansdotter. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 1.008 pikë, pasojnë: Gut (643), Worley (563), Goggia  (547), Stuhec (539) etj. Në disiplinën e sllallomit, Shiffrin kryeson me 560 pikë, pas saj janë: Velez Zuzulova (435), Holdener (400), Hansdotter (322), Loeseth  (302) etj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top