Skocia e hap fushatën e Ligës së Kombeve kundër Shqipërisë, në “Hampden Park”, të hënën në mbrëmje. Skuadra e trajnerit Alex McLeish pësoi një disfatë të rëndë 4-0 ndaj Belgjikës, në miqësoren e së premtet në mbrëmje. Kjo ishte humbja e katërt në pesë ndeshje, që kur 59-vjeçari McLeish u emërua si pasardhësi i Gordon Strachan, në shkurt.

Shqipëria fitoi 1-0 kundër Izraelit, në “Elbasan Arena”, të premten, në ndeshjen e saj të hapjes në këtë kompeticion. Të besuarit e Christian Panuccit do të synojnë maksimumin edhe ndaj skocezëve “në mjerim”, edhe pse do t’i presë “ferri” në stadiumin e Glasgow.

Kuotat e fundit
Pavarësisht se shënuan vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e fundit, skocezët janë 4/5 (1.80) favoritë për ta fituar ndeshjen, sipas “Wlliam Hill”. Po kjo kompani e njohur bastesh në Angli ofron kuota të tilla për triumfin e kuqezinjve: 15/4 (4.75).

Lajme mbi dy ekipet
Leigh Griffiths e udhëhoqi sulmin e Skocisë kundër Belgjikës dhe sulmuesi i Celtic pritet ta bëjë këtë përsëri, ndaj Shqipërisë, ndonëse shpreson t’i ofrohen më shumë mundësi se sa kishte kundër të besuarve të Roberto Martinez.

Eros Grezda, i cili kohët e fundit u bashkua me Rangers, mungon për miqtë për shkak lëndimi, ndërsa Taulant Xhaka, vëllai i mesfushorit të Arsenalit, Granitit, do të kërkojë të rrisë lojën e tij pas golit të fundit kundër Izraelit.

Një rezultat i ngushtë?
Ka pasur gola në të dyja anët, në vetëm një nga ndeshjet e fundit të Skocisë dhe, kështu, nuk është çudi që “William Hill” të kuotojë në vetëm 4/6 (1.67), që secila skuadër nuk arrin të shënojë gol në “Hampden Park”, në këtë rast.

Për më tepër, vetëm dy nga 10 ndeshjet e fundit të Skocisë kanë parë më shumë se dy gola të shënuar, ndaj “William Hill” ofron kuotën 4/7 (1.57), se ka më pak se tre gola në këtë rast. Shqipëria do të ndihet e sigurtë se do të ketë një rezultat pozitiv, kur të zbresë në stadiumin e Glasgow, sepse ka humbur vetëm dy nga 10 ndeshjet e saj të fundit në transfertat e saj, respektivisht kundër Italisë dhe Spanjës.

Parashikimi
Duke shënuar vetëm një gol në pesë ndeshje, gjatë drejtimit të trajnerit McLeish, Skocia mund të përjetojë një mbrëmje nervoze në “Hampden Park”. Pesë nga gjashtë golat e fundit të Skocisë në ndeshjet konkurruese në shtëpi kanë ardhur në pjesën e dytë, madje katër prej tyre kanë mbërritur brenda pesë minutave të fundit të lojës. Golat, kësisoji, janë të vështirë për të ardhur për skocezët, referuar kësaj statistike, ndaj “William Hill” vendos kuotën 2.0 se goli i parë i ndeshjes shënohet pas minutës së 30-të.

“Eurolloto”
Ndërkohë, kompania më e madhe e basteve në Shqipëri, “Eurolloto”, bën kuotimin e saj për ndeshjen e mbrëmjes së sotme të kuqezinjve, e dyta për ta në Ligën e Kombëve. Kështu, fitorja e skocezëve vendës ka koeficentin 1.90, barazimi kuotohet me 3.30, ndërsa fitoja e Shqipërisë vlerësohet 4.50.

Loading...