Skuqet Stambolli, 5 kartona në ndeshjen Fenerbahçe-Beshiktash (Foto)

Fenerbahçe mundi rivalët e qytetit, Beshiktashin, në atë që njihet edhe si derbi i Stambollit, duke ashpërsuar edhe më shumë luftën për titullin në futbollin turk, por 90 minutëshi nuk do të mbahet mend për rezultatin 2-1.

Arbitri i saj u detyrua të nxirrte 5 herë kartonin e kuq dhe plot 9 herë të verdhin, në një përballje të karakterizuar nga tensionet në fushë dhe në shkallët e stadiumit.

Fillimisht të dy skuadrat mbetën me nga një lojtar më pak në fushë, kur Neto për Fenerbahçen dhe Quaresma për Beshiktashin u ndëshkuan me kartona të kuq, në minutat 43 dhe 45.

Pjesa e dytë ishte edhe më e ashpër, në të cilën u panë edhe 4 kartonë të verdhë dhe 3 të kuq. Dy lojtarë nga Beshiktashi, Hutchinson dhe Ozyakup, u ndëshkuan me largim nga fusha në minutat 85 dhe 90. Ndërsa për ekipin vendas u ndëshkua Koybasi në minutën e 88.

22016508_1911346815548127_1785585515_n

Loading...