Sipas hulumtimit të Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, me seli në Londër dhe fondacionit “Stiftung Mercator”, me seli në Esen, shtetet me më së shumti ndikim në BE janë Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Holanda, derisa ish-republikat jugosllave, Sllovenia dhe Kroacia janë në fund të listës.

Sllovenia dhe Kroacia ndodhen në vendin e 25-të, kur është në pyetje ndikimi i tyre i përgjithshëm në bllok, së bashku me Bullgarinë dhe Maltën, por edhe kur është në pyetje ndikimi në politikat e BE-së, ku janë po ashtu në vendin e 25-të, bashkë me Bullgarinë dhe Maltën, ka treguar hulumtimi i titulluar, “EU coalition Explorer”, transmetojnë mediet kroate.

Hulumtimi po ashtu ka treguar se Gjermania është partnerja më e mirë në marrjen e vendimeve politike dhe se pas saj ndodhen Franca dhe Italia, transmeton Koha.net.

Siç theksohet, Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë e ka përpiluar raportin mbi bazën e pyetjeve të cilat i janë shtruar 877 ekspertëve nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, “aktivë në politikën e BE-së”, pa marrë parasysh se a është fjala për ekspertë nga mediet, qeveritë shtetërore apo institutet.

Loading...