Prokurorja Lile Stefanovska në seancën e sotme për rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike për parregullsitë zgjedhore, lexoi rreth 20 sms porosi midis të akuzuarës Gordana Jankulloska dhe ish-ministrit të Financave Zoran Stevreski, në të cilat ata bisedojnë për pagesën e subvencioneve, pensioneve, denacionalizimit dhe pagave, në prag të zgjedhjeve në vitin 2011. Në njërën prej mesazheve, Jankulloska i ankohet Stavreskit “kam një lutje në Kumanovë nuk janë paguar subvencionet dhe nëse do të kishte mundësi më shpejtë të paguhen”, në çka Stavreski është përgjigjur se “dikush duhet të kontrollojë, kam lista me subvencione që nuk kanë marrë, por mi kanë shkruar në dorë para korporatës”.
Në një mesazh tjetër, Stavreski i shkruan Jankulloskës “paguam pensione, subvencione, për qumësht, vreshta, 25 milionë për denacionalizim, për paga… të jetojë FMN-ja, të jetojë Maqedonia”. Jankulloska në sms mesazh e pyet Stavreskin nëse ka “urdhërpagesa të ndaluara për kulturë” dhe nëse ka problem, në çka Stavreski është përgjigjur “jo, çdoherë ka privilegj Beti”, në çka Jankulloska ia kthen “O Zot, pikërisht urdhërpagesat për kulturë janë kyçe për zgjedhjet”.

Loading...