Shumë diplomatë perendimorë të bashkuar në organizatën “Grupi i Ohrit”, kanë ftuar qytetarët e Maqedonisë që të votojnë në referendumin e 30 shtatorit dhe të rrethojnë Pro. Në “Grupin e Ohrit” anëtar janë ish sekretari gjeneral i NATO-s, Xhorxh Robertson, Karl Bilt ish përfaqësuesi special i BE-së dhe KB-së për Ballkan, Havier Solana, ish sekretari gjeneral i NATO-s, dhe shumë të tjerë.
Më poshtë mund të lexoni një pjesë të letrës drejtuar qytetarëve të Maqedonisë nga diplomatët perëndimorë:
Më 30 shtator Ju do ta keni mundësi të bëni zgjedhje historike. Nëse dëshironi të hapni rrugën për antarësim të vendit tuaj në NATO dhe BE duke mbështetur marrëveshjen me Greqinë. Ne, Grupi i Ohrit, ju ftojmë që të thoni PO.
Ne jemi një grup me përvojë ndërkombëtare, diplomat, pjestar të armatës dhe mendimtar që kanë qenë thellë të involvuar në ndihmën e vendit tuaj gjatë 20 viteve të fundit. Shumë nga ju ishin me ne në fillim të këtij shekulli, duke përfshirë edhe negociatat për Marrëveshjen e Ohrit. Ne jemi krenar që patëm mundësi të ndihmojmë në tejkalimin e kohëve problematike. Gjithë ne lamë pjesë të vetes tonë në vendin tuaj të bukur, për këtë shkak të gjithë ne duam të ju shohim se si shkoni para drejtë një ardhmërie më të mirë të cilën Ju e meritoni.
“Ky është ai momenti “O tash, o kurrë”. Vota “pro” do të jetë votë për ardhmërinë: Ardhmërinë tuaj. Kjo ëhstë zgjedhja Juaj dhe u apelojmë ta shfrytëzoni”.

Loading...