Santiago Solari është deklaruar për herë të parë si trajner i Real Madridit.

Santiago Solari ka thënë se ai e ka marr me shumë kënaqësi postin e trajnerit te skuadra e parë e Real Madridi, duke kërkuar që lojtarët të luajnë si burra në sfidën e Kupës së Mbretit.

E kam pranuar me entuziazëm dhe kënaqësi të madhe këtë rol. Të punosh te Real Madridi është një mundësi e mrekullueshme. Kudo, jo vetëm si trajner i ekipit të parë. Real Madridi na superon me madhështinë e tij, na tejkalon të gjithëve, por në të njëjtën kohë na përfshin të gjithëve ne”, ka thënë Solari para gazetarëve.

“Ndeshja me Melilla? Ideja është të shkojmë atje dhe të tregojmë guxim, të luajmë si burra!.

Ne jemi të gjithë kalimtarë, në jetë dhe sidomos në këtë profesion. Gjithçka ecën shumë shpejt. Gjëja e rëndësishme është çfarë bëjmë nga dita në ditë, jo të mendojmë për kaq larg. Më intereson ajo që bëj në çdo trajnim, në çdo lojë, ajo që skuadra jep në çdo minutë. Kjo është ajo, që ka rëndësi për mua”, ka përfunduar trajneri në detyrë i Real Madridit.

Loading...