Santiago Hernán Solari dha konferencën e tij të parë për shtyp, të martën, si trajner i përkohshëm i ekipit të parë të Real Madridit, pas shkarkimit të Julen Lopetegui. Argjentinasi foli për gjendjen e tij dhe atë të skuadrës në prag të ndeshjes së nesërme kundër Melilla, që korrespondon me sfidën e parë të fazës me eliminim direkt të Kupës së Mbretit. Kjo do të jetë premiera e tij në stolin e ekipit të parë.

 

Si e gjetët grupin?

Plot me dhimbje, por të etur për të filluar dhe për të ndryshuar situatën. Është një grup kampionësh dhe luftëtarësh, që kanë fituar shumë gjëra për këtë klub. Situata nuk është e lehtë, por i pashë lojtarët të etur për ta kthyer pozitivisht atë.

 

A keni folur me Lopetegui? A dukeni sikur Zidane i ri?

E para i përket sferës private. Edhe “Zizou” le ta lëmë në paqe. Ai është një nga figurat më të mëdha të Real Madridit, nuk mund të hiqen paralele me fjalë. Më mirë ta lëmë të vetëm, në madhështinë e tij dhe të mos i kushtojmë vëmendje askujt, sepse ai është i pakrahasueshëm.

 

A mendoni se mund të qëndroni deri në fund të sezonit?

Ne jemi të gjithë në provë. Në jetë dhe në këtë profesion ka më shumë arsye për këtë. Gjithçka shkon shumë shpejt. Gjëja e rëndësishme është çfarë bëjmë nga dita në ditë, jo të mendojmë për kaq larg. Më intereson ajo që bëj në çdo trajnim, në çdo lojë, ajo që skuadra jep në çdo minutë. Kjo është ajo, që ka rëndësi për mua.

 

A do ta shohim Vinicius në ekipin e parë?

Vinicius është një lojtar më shumë në skuadër, ai do të jetë në dispozicion, ashtu si pjesa tjetër.

 

A mendoni se ekziston një shpërpjestim i madh midis cilësisë së grupit të lojtarëve dhe rezultateve të Real Madridit?

Nuk më takon mua ta vlerësoj këtë.

 

Në deklaratën për shtyp, klubi ju ka caktuar si trajner i përkohshëm. A mendoni se jeni vërtet i përkohshëm në këtë detyrë?

E kam pranuar me entuziasëm dhe kënaqësi të madhe këtë rol. Të punosh te Real Madridi është një mundësi e mrekullueshme. Kudo, jo vetëm si trajner i ekipit të parë. Real Madridi na superon me madhështinë e tij, na tejkalon të gjithëve, por në të njëjtën kohë na përfshin të gjithëve ne”.

 

Ndeshja me Melilla…

Ideja është të shkojmë atje dhe të luajmë me…. dy topa.

Loading...