Sonte ‘Dashnori’ para publikut shqiptarë në Shkup

Sonte në kuadër të ‘Verës së Shkupit’ në Fakultetin e arteve figurative-Suli Han, do të shfaqet shfaqja ‘Dashnori’ e Harold Pinter.

Në këtë datë, që është mjaft e rëndësishme për kulturëm shqiptare, 66 vjet më parë është shfaqur komedia ‘Martesa’ e Gogolit, e cila ka qenë shfaqja e parë në gjuhën shqipe në Shkup.

Dashnori” e shkruar në vitin 1962 paraqet kontrastin mes raporteve familjare borgjeze dhe epshit seksual. Pinter e çon publikun të besoj që ekzistojnë tre personazhe në dramë: bashkëshortja (Amernis Jovanovska Nokshiqi), bashkëshorti (Fisnik Zeqiri) dhe dashnori. Por, zbulohet se dashnori i cili vjen në orët e pasdites është vet bashkëshorti i cili luan rolin e dashnorit. Ai luan dashnorin për bashkëshorten e tij, ndërsa ajo luan laviren për të.

Shfaqja trajton dëshirën për të ikur nga realiteti dhe pamundësinë për t’a bërë këtë në ndonjë mënyrë tjetër pos duke u shtirë dhe duke luajtur karaktere/role të tjera në jetën private , madje në çastet më intime.

“Dashnori” është shfaqje kamertale e fokusuar në lojën e aktorëve dhe gjendjen e personazheve të cilët i interpretojnë. Skenografia është vepër e Enes Dearit, ndërsa kostumet i dizajnoi Roza Trajçeska Ristovksa. /Telegrafi/

Loading...