Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasi Shpëtim Cekrezi i cili akuzohet për shfrytëzim porstitucioni.

Ai u denoncua disa ditë më parë në një emision televiziv ndërsa sot ënshtë vënë në pranga.

Çekrezi, nëpërmjet një shoqate që mbante emrin e Ferdinand Dedës rekrutonte vajza për t’i përdorur si shoqëruese në lokalet e Maqedonisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohet shtetasi Shpëtim Çekrezi, pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë u bë arrestimi i shtetasit :

– Shpëtim Çekrezi, 45 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas, (Kryetar i Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda”, në Tiranë), siguronte vajza me qëllim përfitimi për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie, si dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shfrytëzim për prostitucion”, parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal.

Investigimi i plotë

Nën emrin e një shoqate artistike, disa persona kërkojnë të punësojnë vajza të reja si sekretare nëpërmjet njoftimeve “online” dhe më pas rekrutoheshin si prostituta në lokale nate, në një qytet të Maqedonisë.

Gazetarë të “Fiks Fare” kanë zbuluar këtë rrjet prostitucioni dhe treguan me fakte sesi rekrutohen vajzat e reja, si kalonin në kufi nën logon e një shoqate artistike, e më pas punonin si punëtore seksi në lokale.

Shoqata artistike “Ferdinand Deda”, me seli në Tiranë, mashtronte me vendet e punës të cilat reklamonte, pasi në të vërtetë ajo rekrutonte punonjëse seksi nëpërmjet njoftimeve “online” të punësimit. Shoqata kërkonte të punësonte vajza të reja si sekretare, ndërkohë që në të vërtetë rekrutoheshin për punonjëse seksi. Pasi njoftoheshin për pozicionin e punës, vajzave iu bëhej më pas e qartë puna që duhej të bënin.

Pas një denoncimi në redaksinë e emisionit investigativ se shoqata artistike “Ferdinand Deda” kërkonte sekretare, por në fakt mashtronte pasi në të vërtet puna ishte si prostitutë, “Fiks Fare” nisi një investigim.

Gazetarja fillimisht telefonoi në numrin që kjo shoqatë kishte vënë në dispozicion, në një portal punësimi “online”. Në telefon, përgjigjja erdhi nga Shpëtimi, kryetari i kësaj shoqate, i cili menjëherë shprehu se ishte i interesuar për punonjëse dhe shpjegoi shkurtimisht pozicionin e punës.

Kriter për ta fituar atë ishte paraqitja e jashtme. Shpëtimi tha se kjo shoqatë menaxhonte një arenë artistike dhe se puna ishte në Maqedoni. Ai kërkoi edhe vajza të tjera, duke thënë se kishte nevojë për staf, e sipas tij vajzat duhej të ishin të paraqitshme dhe pa impenjime familjare.

“Nëse je pa impenjime është koha që ti të bësh lekë. 1.200 euro rrogë bazë, 40 euro çdo mbrëmje, plus bakshishe. Po të jesh gocë e zgjuar merr 70-80 euro bakshish”, shprehet Shpëtimi.

“Fiks Fare” realizoi më pas një takim me kryetarin e shoqatës në një nga baret e kryeqytetit, ku pas këtij takimi, gazetarja e fitoi menjëherë pozicionin e punës. Përveç pagës së majme prej 1.200 eurosh, ai i shpjegon se nëse ajo do të ishte e shkathët, do të kishte bakshishe të majme që mund të arrinin deri në 80 euro në ditë.

Madje, Shpëtimi i propozoi gazetares së “Fiksit” të niseshim menjëherë për Maqedoni, pasi iu duk e përshtatshme dhe mjaft e shkathët për punën. Përpos këtyre, ajo kishte dhe forma shumë të mira fizike, siç shprehet kryetari i shoqatës. Ai i tregon gjithashtu se në Tetovë të Maqedonisë, klientët shpenzojnë shuma të mëdha parash për femrat, madje kanë arritur edhe në 10 mijë euro. Shpëtimi i shpjegon gazetares se mban vulën dhe vendimin e gjykatës si kryetar i shoqatës “Ferdinand Deda” dhe se është gjithashtu edhe punonjës i cirkut. Këtë fakt, ai e përdor edhe në Doganë për të mos pasur probleme në kalimet e shumta që bën me femra të ndryshme.

Pas takimit me kryetarin e shoqatës, gazetarja niset të nesërmen në Maqedoni, së bashku me dy vajza të tjera që ishin prej kohësh punonjëse të lokalit. Në Doganën e Morinës, Shpëtimi i thotë policit kufitar se janë punonjës të cirkut dhe se po shkojnë për shfaqe artistike. Gjatë udhëtimit për Tetovë, vajzat i shpjegojnë gazetares së “Fiksit” sesi punohet dhe sesi mund të fitojë më shumë parà.

Njëra nga punonjëset i thotë se klienti duhet mbajtur gjatë, që ai të vijë më shpesh në lokal dhe të mos kërkojë vajza të tjera, e nëse ndonjë klient i ofronte shumë parà mund të shkonte me të. Por, ato thanë se, më të detajuara rregullat e lojës do t’ia shpjegonin gazetares vet pronarët e lokalit dhe hotelit ku do të shkonin.

Përgjegjësja e vajzave kishte mbi 7 muaj qëndrimi në Maqedoni, por me ndihmën e pronarëve kishte arritur ta rregullonte qëndrimin e gjatë në Maqedoni dhe të hynte e dilte sa herë që të donte. Ndërkohë, ajo nuk harron të këshillojë gazetaren e “Fiksit” se nuk duhet të tregonte në doganë se çfarë pune bën realisht.

Pas mbërritjes në Tetovë, gazetarja akomodohet te shtëpia ku banojnë të gjitha punonjëset e lokalit, dhe një pjesë prej tyre i kishte sjellë Shpëtimi i shoqatës artistike. Njëra nga vajzat i tregoi gazetares se edhe ajo kishte rënë prè e këtij mashtrimi nga ana e Shpëtimit, pasi ajo në të vërtet ishte në kërkim të një pune si parukiere.

Realitetin dhe punën e vërtetë e kishte kuptuar vetëm kur kishte mbërritur në Maqedoni. Në mbrëmje, të gjitha vajzat, pasi u përgatitën me veshje provokuese iu drejtuan lokalit ku zhvillohej aktiviteti. Pasi lokali u mbush me klientë, të gjitha vajzat duhet të qëndronin pranë tyre dhe të kënaqnin klientët në mënyrë që ata t’u ofronin pije.

Gazetari i “Fiksit”, i cili shkoi në lokal si klient, bisedoi me pronarin nëse mund të merrte ndonjë nga vajzat për të kaluar natën. Ai iu shpreh se kjo bëhej kundrejt pagesës prej 50 euro.

Telefonata me kryetarin e Shoqatës “Ferdinand Deda”

Kryetari i shoqatës-Alo
Fiksi-Alo përshëndetje, më falni për shqetësimin. Unë pashë njoftimin e punës, dhe doja të dija nëse është akoma i lirë. Nëse mund të bëj një intervistë pune.
Kryetari i shoqatës-Po, dëgjo ta shpjegoj kështu konkretisht mund të bindesh, domethënë ta sqaroj paraprakisht. Duhet të jesh pa angazhime njëherë, puna parë.
Fiksi-Pa angazhime jam, 26 ( vjeç).
Kryetari i shoqatës-Po je 26 ti ke kohën të bësh lekë, dhe ne kemi një mundësi shumë të mirë tani. Jemi shoqatë artistike, menaxhojmë një arenë kulturore, menaxhojmë këto, jemi në lëvizje. Ti mund të marrësh edhe ndonjë shoqe që kuptohet të jenë me tipare të paraqitshme. Ne mund të jemi direkt për punë, mund të ikim dhe nesër ose pasnesër te arena që i menaxhon shoqata jonë. 1200 euro rrogë bazë , 40 euro çdo mbrëmje plus bakshishe. Po të jesh gocë e zgjuar merr 70, 80 euro bakshish. Por nuk është këtu në Tiranë.
Fiksi-E kuptoj.
Kryetari i shoqatës-Është në Maqedoni, që i menaxhojmë ne është arenë e madhe që e menaxhojmë ne. Është lokal me muzikë live. E ka puna fjetjen edhe darkën e ka puna. Ju jeni vajza imazh, shoqëroni këngëtaren në sallë. E grimuar e rregulluar. Faqen “ Shoqata Artistike Kulturore Ferdinand Deda” shihe kush është. Prestigjator, artist 25 vite në skenë, që i menaxhoj këto punë.
Fiksi-E kuptoj. Mirë atëherë , super, do ta lëmë për nesër.

Takimi i parë

Fiksi-Si je?
Kryetari i shoqatës-Mirë.
Fiksi-Si kalon?
Kryetari i shoqatës-Ça ke bërë ti? Si ke qenë? Ti do mbash pak dietë…
Fiksi-E diii.
Kryetari i shoqatës-Se je e bukur. Atje puna është me sezone. Tani ka bakshishe. Rrogën e keni të mirë, 1200 euro. Rrogën e keni çdo natë. Domethënë 25 ditë paguhesh 40 euro çdo mbrëmje.
Fiksi-Si punë është vetëm një muaj apo…
Kryetari i shoqatës-Jo është tërë kohën ajo. Ti bën kontratë të mirë, se unë e shoh që ti e bën këtë punë, po do mbash pak dietë.
Fiksi-Si pagesë mua më intereson, nuk është e keqe. Vetëm dua të di kushtet, në kuptimin sa veta do rrimë në një shtëpi.
Kryetari i shoqatës-Shtëpia është e madhe, është e rrethuar me pemë, edhe rrinë 2, 3 goca në dhomë. Ka dhe dhoma të mëdha që rrinë 4 goca.
Fiksi-Sa veta jemi si staf?
Kryetari i shoqatës-45.
Fiksi-Sa mo?
Kryetari i shoqatës-45 .
Fiksi-Tallesh, janë shumë.
Kryetari i shoqatës-Aq do bëheni, tani jeni 18. Vetë jam punonjës i cirkut, prestigjator, kam dal dhe në televizor.
Fiksi-Prestigjator që bën kështu…
Kryetari i shoqatës-Numra shpejtësie. Ti aty ke një shans të mirë, se ti ke komunikimin. Të jesh e zgjuar, të kesh mysafirë, dhe për çdo pijë merr një byzylyk në dorë. Çdo byzylyk ka 3.5 euro që e merr ti bakshish , plus rrogës.
Fiksi-Se unë s’po e kuptoj, duhet të jemi shoqëruese, që shoqëron klientin?
Kryetari i shoqatës-Jo, jo nuk ulesh. Unë kam dëshirë të të respektoj ty, i them kamerierit një pijë çoja ….. Këto janë bakshishe ekstra plus rrogës.
Fiksi-E kuptova.
Kryetari i shoqatës-Duhet të vishesh seksi, është lokal i mirë, një ujë bën 5 euro atje. Është lokal bosash atje. Ti merr lekët xhiroi. Kam qenë unë para dy vitesh hodhi njëri 10 mijë euro,tjetri 5 mijë euro. Ti ke për të bërë lekë! Një vakt bukë e keni pa pagesë. Merrni rrogën, merrni bakshishin dhe hani darkë gjithë stafi. Gjë e mirë se atje të ftojnë, këpute, mirë zemra me stil, taaak qethe. Puna jote private. Nesër flas me atë gocën tjetër, i thashë dhe për ty është një gocë tjetër, të dyja ju, unë tre, kam një makinë të vogël, me atë do ikim i biem këtej nga Prizreni.
Fiksi-Në ça qytet është lokali?
Kryetari i shoqatës-Në Tetovë. Unë ça s’kam dëgjuar andej, kanë shitur tokë e shtëpi për të kap femër.
Fiksi-Do të kthej përgjigje 100% nesër.
Kryetari i shoqatës-Neve nesër jemi për rrugë.
Fiksi-Nesër ça duhet të marrim me vete?
Kryetari i shoqatës-Një çantë me vete me rroba me gjëra, kartën e identitetit.
Fiksi-S’na kërkojnë asgjë në kufi?
Kryetari i shoqatës-Ça të na kërkojnë?
Fiksi-Ku vete, ça bën?
Kryetari i shoqatës-ǒke se e justifikoj unë, janë të cirkut. Vulën e kam këtu, vula e shoqatës. Unë jam artist i cirkut, kaq pra. Ja, kam 20 vjet.
Fiksi-Po mo burrë, mos e vrit mendjen.

Dita e dytë, nisja për Tetovë

Fiksi-Mirmëngjes. Përshëndetje si jeni?
Vajzat punëtore-Përshëndetje.
Vajza-Po ti pse s’ke marrë valixhe?
Fiksi-Po se nuk kisha shumë gjëra.
Kryetari i shoqatës-Hajt ta hënksha gjoksin, ma ke si predhë. Të fortë e ke?
Fiksi-Edhe thash do marr atje ( Maqedoni ) se më kanë thënë janë të lira ( rroba) .
Kryetari i shoqatës- Po ke rroba sa të duash atje.
Fiksi-E kam seriozisht..
Kryetari i shoqatës-Rroba e , k…. ke punë e lekë, të gjitha i ke.
Fiksi-S’ja kam idenë o zemra do na mësoni një çikë.
Vajza-Unë jam ndër të parat qëkur është hapur lokali.
Kryetari i shoqatës-Që ka vajt atje.
Vajza-Vjet në qershor, më ka çu Shpëtimi për andej, hera e parë që shkoja.
Kryetari i shoqatës-Bëni lekë atje se jeni në kohën më të bukur. Kaq.
Fiksi-Ti Xh… domethënë e njeh qytetin zemra?
Kryetari i shoqatës-Oho kjo është përgjegjësja
Vajza-Unë kam qenë përgjegjësja e gocave po unë u largova. Se kshu… kisha ca punë.
Kryetari i shoqatës-Po ta kërkoi ndonjëri që të jep lekë, ik q… me të të plasi b…. . Merrja lekët përpara. Jepja p… në gojë. Kështu thoi, merri nja 3 mijë franga , tak merri bli një makinë të mirë. Se u q… njëherë. Ne jemi q… tërë jetën kot. Ty do të mbajë shefi sot, të flini. Të kolaudon miku edhe të uron punë të mbarë. Se të q… ai 10 minuta.
Fiski-E o lali sa mund të japin?
Kryetari i shoqatës-E varet si ta kapësh kokën. Ty Xh… sa të kanë ofru?
Vajza-Unë kam qenë e zonja ta them troç? I kam marrë tjetrit mbi 3000 euro, vetëm duke pirë kafe. Tufat lali. Unë këtë e quaj arritje.
Fiksi-Zakonisht aty sa mund te ….?
Kryetari i shoqatës-Dëgjo aty ka njerëz që ta ofrojnë, 500 ( euro) ta ofrojnë. 500. Ka dhe budallenj që të jep dhe 1000.
Fiksi-E di pse pyes, se dua të di si janë që si të sillem.
Kryetari i shoqatës-Ja moj ku i ke, po ti ke instruktoret këtu. Për ça janë këto. Eu ai duhet të vijë te lokali ta njohësh, duhet të qerasi ty se ti merr bakshishe, lekë për atë që të qeras ai ty, përqindje. Ai duhet të qerasi. Të lërë pështyje të mira ta shohësh që paguan, ka lekë. Me 500 euro po kthej unë b….

Në pikën e kalimit kufitar
Kryetari i shoqatës-Flas unë në qoftë se pyesin këta, janë me mua me cirkun, do vemi për të bërë aktivitet.
Fiksi-Edhe po na pyetën ne ti themi jemi të cirkut?
Kryetari i shoqatës-Po , po punoj me cirkun.

Fiksi-Pse nuk të lanë? A kalon me kartë identiteti?
Vajza-Jo jo s’ka lidhje. Po unë ngaqë kisha kaluar shumë muaj. Kisha më shumë se 7 muaj ( në Maqedoni) . Normal që s’të lejojnë.
Fiksi-E për ça të morën në pyetje?.
Vajza-Thjesht të pyesin ku ke punu e kshu se s’duhet me tregu ça ke punuar a kupton?
Fiksi-A e kuptoj, që ke qenë në marrëdhënie punë?
Vajza-E vetëm kaq.
Fiksi-Ne nuk besoj se të na kthejnë?
Vajza- Jo, jo s’ka lidhje unë isha gjë tjetër, se kisha shumë muaj, kisha mbi 7 muaj.
Fiksi-Si e rregullove? Të qëndroje më tepër, që të lanë?
Vajza-Po e rregullojnë ata të punës.

Kryetari i shoqatës-Po?
Polici doganës-Makina?
Kryetari i shoqatës-E kam marrë me qira. Artistë jemi o shef ku kemi ne makinat tona.
Kryetari i shoqatës-Unë kam një jetë që punoj kshu me goca. Kam 8, 9 vjet që punoj.
Fiksi-Si me e bo atë që ai të qerasi ty?
Vajza-Më dëgjo një sekondë, se ja sqaroj unë. Jemi gjithë gocat neve dhe vjen kamerieri dhe thotë ti, ti, ti çohu. Do shkosh dhe do japësh dorën. Do mbash një mikrofon në dorë, dhe do japësh dorën ç’kemi si jeni? Edhe do vazhdosh ti japësh muhabet, si je e kështu. Edhe po s’të dhanë muhabet ato ti do vazhdosh ti japësh muhabet. Kur e shef që ato nuk të japin pije do rrish maksimumi 15 minuta, 10 minuta , Kur e shef që ato nuk të japin pije lëviz në tavolinë tjetër. Ka plot k… që të japin pijë. Është një lëng boronice kaq.. po nuk duhet ta pish shpejt, duhet 3 herë ta pish. Duhet të bësh gëzuar dhe duhet ti shohësh në sy. Sepse po nuk i pe në sy ato e quajnë mungesë respekti.
Fiksi-Po nëse mua më thotë ndonjëri do vish me mua, mua më lejohet të shkoj?
Vajza-Ai do të thotë, bëja mendjen çorbë, mos i dil që ditën e parë se nuk të vijnë më në lokal me të dhënë pije. Sepse ato thonë unë e kapa këtë , e nxora këtu, mund të fut dhe një të q… Edhe nuk ka më nevojë për ty kap gocën tjetër pastaj. Ty të lë mënjanë. Po deshe me shku, shko.
Fiksi-Nuk të thonë gjë ….
Vajza-Megjithëse ti do flasësh vet me atë pronarin.

Lokali ku do punojnë vajzat

Fiksi-Përshëndetje si jeni?
Stafi lokalit-Si jeni mirë? Do i merrni qeto teshat? Xh… a jeni tu shku te shpija ju?
Vajza-Ku di unë ku do rrimë. Dhomat do jenë zënë. Na ço aty je qe je.
Stafi lokalit-Po ikim.

Shtëpia ku qëndrojnë vajzat

Fiksi-Ça pune bëhet? Po dhe tamam nuk e kam fare të qartë me thënë drejtën.
Vajza-E kuptoj. Kush të solli ty këtu?
Fiksi—Shpëtimi (kreytari i shoqatës) më ka sjellë.
Vajza-Ke qenë më përpara?
Fiksi-Jo. Në internet (gjetja e punës).
Vajza-Ja do ta shikosh vet. Ça të ka thënë Shpëtimi ty?
Fiksi-Asgjë tjetër. Tani mund të ulesh në tavolinë, mund të shoqërosh? Si?
Vajza-Jo në asnjë mënyrë nuk ulesh gjatë orarit të punës.
Fiksi-Edhe të kërcejmë?
Vajza-Është me dëshirë, në qoftë se do kërcen. Ke dhe përqindje nga..
Fiksi- Për shembull në qoftë se mua më qerasin me pijë sa merr? Se ça më tha Shpëtimi 3.5 euro.
Vajza- Diçka e tillë.
Fiksi-Domethënë aq gota sa marr në muaj aq lekë marr?
Vajza-Po.

Fiksi-Me siklet e kam për Zotin. Dua të dal sa më mirë.
Vajza-Shiko, Ti shiko njëherë gocat edhe mëson. Normalisht është dita e parë e punës.
Fiksi-Po edhe ajo pjesa që duhet të rrish në këmbë për mysafirët në tavolinë.
Vajza-Kështu ka qenë gjithmonë këtu.
Fiski-Po si, ça muhabeti mund tu bësh?
Vajza-Mundohu t’u bësh muhabet , mundohu ti bësh për vete. Mundohu t’i mbash …
Fiksi-Që të të japin pije?
Vajza-Pse si kujton se është punë e lehtë? Hahahah. Të rruhet k… aty me çdo kokë pa larë. Do të të ngacmojnë shumë, do të propozojnë , Do të …. Do të thonë je më e mira, do t’i thonë të gjitha. Mundohu t’u bësh qejfin, Unë jam më e vjetra këtu. Por që mundohu të mbash mysafirin tatë.
Fiksi-Po zakonisht , a.. pse janë ca klientë që vijnë enkas për ty domethënë?
Vajza-Po. Secila vajzë ka klientët e vet tashmë.
Fiksi-Që ai vjen vetëm për mua?
Vajza-Qoftë se arrin ta bësh.
Fiksi-Po bakshishe të japin?
Vajza-Po, po si merr ti bakshishet.
Fiski-A i merr lokali?
Vajza-Ti ke rrogën tate, ke pijet, kaq. Bakshishe do të japin se normal, varet tashti
Fiksi-Sa japin zakonisht?
Vajza-Kanë shumë shumë lekë, ta them unë që kanë shumë lekë. Janë ca 2, 3 koka që, vështirë me i kap ata.
Fiksi-Po kshu në tavolinë… si të reagosh në ato momente, se ke frikë mos bën ndonjë gjë e të bërtet pronari i lokalit po të japësh më shumë koefidencë.
Vajza- Si do reagosh, jo , ti mund te japësh koefidencë sa të duash aty, ti mund ti lësh edhe të fusin duart aty. Këtu i ke kështu, natën ditën e parë i ke në kafe, ditën e dytë të çojnë në drekë, ditën e tretë të çon në hotel. E ke kshu këtu. Kshu që mos dil shumë me mysafirët se pastaj mësohen dhe nuk vijnë më te lokali. Se prandaj është prish puna se dalin gocat me mysafirët. Mund t’i dalësh, ok mund t’i dalësh në qoftë se ai të jep çdo natë pije. A e di sa mysafirë do të bëjnë kshu ty, tashti varet.
Fiksi-Këta të punës nuk është se të thonë gjë? Dhe po ta them se s’ta mbarova qëparë muhabetin, Unë e lexova lajmërimin ( për punë) që thoshte sekretare.
Vajza-Hahahaha
Fiksi-Marr Shpëtimi n dhe më thotë mua lokal. E mire i thashë unë se unë nuk është se s’kam punuar ndonjëherë. Si the ti, si e dije ti? Pastruese?
Vajza-Parukiere.

Në lokal, vendi ku do punojnë vajzat

Vajza-Si erdhe këtu?
Fiksi- Pashë njoftim në internet edhe.. edhe ty Shpëtimi i ka sjellë?
Vajza-Jo. Janë 3 menaxherë.
Fiksi-Edhe ju Kryetari i shoqatës ju ka sjellë?
Vajza-Jo, jo. Unë kam që verës që jam këtu. Menaxher? Nuk është ndonjë menaxher i madh po gjen goca.
Fiksi-Po këto mikrofonat duhet ti mbajmë se s’bën në dorë?
Vajza-Po , i mbajmë në dorë kështu kot. Sikur kemi një shok me vete.
Fiksi-Po këto gocat e tjera janë kështu.. këngëtare?
Vajza-Jo, të gjitha kështu si puna jonë. Duhet të rrish aty në tavolinë, pastaj të qerasin s’të qerasin..
Fiski=Po s’të qerasën…çohu ik me lezet?
Vajza-Lëviz të tavolina tjetër. Edhe për shembull janë 3 goca në tavolinë, ai mund të qerasi dy edhe ty nuk të qeras.
Fiksi-Tallesh?
Vajza-Po ato mund t’i njohë, ku di unë..mund të shkoj… varet si pëlqen. Më kupton , ty të pëlqen një tjetër, mua më pëlqen një tjetër prandaj ka shumë goca.
Fiksi-Që kanë klientët e tyre?
Vajza-Po, i quajnë mysafirë.

Fiksi – Qenkan pak sot?
Pronari i lokalit – Viinë po asht ma dobët se asht Ramazan. Të premten, të premten do punojmë. Si thashë edhe nuk pinë njerëzit edhe vin si pa lidhje. Mbas Ramazanit do bahet nami.
Fiksi – Po këta, ju afrohen, ju afrohet me pi gocave?
Pronari i lokalit – Po
Fiksi – Kështu si merr me dashtë për një natë?
Pronari i lokalit – Ka tek hoteli (hoteli mbi lokalin )
Fiksi – Po me dash i zgjedh vetë apo si ashtu…
Pronari i lokalit – Edhe si të duash mund ta thirri
Fiksi = Sa është nata?
Pronari i lokalit –Jo nata, për nji herë, nji herë
Fiksi – Për nji herë sa është?
Pronari i lokalit – 50 euro
Fiksi – 50 euro, pasnesër me kë këtu
Pronari i lokalit – Ani, natën e mirë!

Loading...