Për pesë netë, gjegjësisht prej sonte deri më 30 maj, Teatri Ultra i Kumanovës do të jetë organizator i edicionit të parë të Festivalit të teatrove, ‘Ku-fest’.

Gjatë këtyre netëve në skenën e Teatrit të Kumanovës do të ngjiten pesë teatro të ndryshme shqiptare nga Kosova dhe vendi, ndërsa shfaqjet për të gjithë adhuruesit e teatrit do të jenë falas dhe të gjitha, për çdo natë do të fillojnë prej orë 20:00.

Festivalin do ta hap trupa e Teatrit ‘Ultra’ nga Kumanova me shfaqjen ‘Qeni i Baskervilëve’ të autorit Arthur Conan Doyle, i cili flet për detektivin e famshëm Sherlock Holms ndërsa shfaqja vjen me regji të Qazmedin Nuredinit.

Artdashësit duhet ta kenë parasysh se më 28 maj nuk është paralajmëruar asnjë shfaqe.

Në natën e fundit të festivalit, gjegjësisht më 30 maj, shfaqja ‘Një burrë mes dy grash’ e Teatrit kombëtar të Kosovës, do ta përmbyll festivalin ‘Ku-fest’.

Loading...