Sonte mund të fleni një orë më shumë

Natën midis së shtunës dhe të dielës fillon llogaritja dimërore e kohës, ku akrepat e orës do të zhvendosen për një orë mbrapa.

Praktikisht, kjo do të thotë se në orën 3:00 të natës akrepat e orës duhet të kthehen në orën 2:00 kështu që gjumi shtohet për një orë më shumë.

Llogaritja dimërore e kohës fillon në fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ’70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, mundësohet kursimi i konsumit të energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Loading...