Kulturë

Sonte në Teatrin e Tetovës jepet shfaqja ‘Kripë Deti’ (Video)

Kripe-Deti-ne-Teatrin-e-Tetoves-780x439

Sonte në ora 20:00, në Teatrin e Tetovës do të jepet premiera e shfaqes ‘Kripë Deti’ me regji të Nehat Memetit.

Në këtë shfaqe luajnë aktorët: Burhan Amiti, Elmir Sejfullai, Linda Shabani dhe Azra Sallahi. Autor i veprës është Emil Bonev e cila jepet në skenë në regji të Nehat Memetit. Skenografia nga Krste Dzidrov-Gibby, ndërsa kostumet Medina Hoxha.

Regjisori Memeti thotë se Bonev në këtë vepër trajton motivet më interesante të dramaturgjisë, ajo e dashurisë. Bëhet fjalë për dy vajza dhe dy djem ku secili në vehtë mbartë ndonjë histori të dhimbshme apo dështim i cili i’u bëhet pengesa dhe barra kryesore për t’u dashuruar. Këta dy çifte përmes situatave dhe peripecive të ndryshme më në fund arrijnë që të dashurohen duke i mposhtur komplekset dhe frikat e tyre. Prandaj në konceptin tim regjisorial do të trajtoj dëshirën dhe nevojën e personazheve për artikulimin e seksualitetit të tyre mashkullor ose femror. Refleskionin për atë, se sa janë atraktiv dhe tërheqës, personazhet do ta marrin nga ai tjetri pasi të binden se dashuria e vërtetë nuk është fiksion por realitet. Në momentin kur e trajtojnë njëri-tjetrin si personalitet e jo si objekt, ata dashurohen. Kjo vepër, pikë së pari do të realizohet si melodramë me premisa të drama-terapisë, por që në vehte mbartë edhe elemente të komedisë së situatave dhe atë të karaktereve. Personazhet do të trajtohen nga perspektiva Lakaniane që do të thotë se gjatë shfaqjes të gjithë ata do të metamorfozojnë mvarësisht nga situata në të cilën gjenden. Në fund të shfaqjes para publikut defilojnë personazhe komplet ndryshe.

To Top