Kulturë

Sopranoja Elbenita Kajtazi nënshkruan kontratë me teatrin ‘Municipal National Opera’

soprano_1

Këtë e ka bërë të ditur vetë sopranoja e cila ka treguar se gjithë kjo është kënaqësi e papërshkrueshme.

Sopranoja shqiptare Elbenita Kajtazi e cila tashmë po pushton skenat ndërkombëtare me zërin e saj, ka marrë përsëri një rol të rëndësishme pasi që ka nënshkruan kontratë me teatrin Municipal National Opera në qytetin Santiago në republikën e Kilit, shkruan KultPlus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë sopranoja e cila ka treguar se gjithë kjo është kënaqësi e papërshkrueshme.

“Kënaqësi e lumturi e papërshkrueshme të bëj debutimin e Rolit të Sophie nga opera Der Rosenkavalier”, ka shkruar ajo duke treguar edhe për nënshkrimin e kontratës.

Opera “Der Rosenkavalier”, është një operë komike me tre akte, e cila ka katër personazh kryesorë: aristokraten Marschallin, të dashurin e saj të ri Count Octavian Rofrano, kushëririn e saj të ashpër Baron Ochs, dhe të fejuarën e tij të ardhshëm Sophie von Faninal.

Rolin e Sophie von Faninal, vajzë e një borgjezi të pasur do e sjellë solistja shqiptare Elbenita Kajtazi. Baron Ochs me sugjerimin e vetë Marschallin, i thotë Octavianit që të takojë Sofinë, mirëpo ai më të parë atë bie në dashur me të.

Kështu përmes një intrige shumë komike ata shpëtojnë nga Ochs së bashku më ndihmën e Marschallinës, e cila pastaj përgëzon qiftin e ri. Mirëpo edhe pse një operë komike, opera “Der Rosenkavalier”, kërkon një nivel të lartë të interpretimit thuhet në përshkrimin e kësaj operë.

To Top