Sot Bilenti, nesër Ali Ahmeti! Fitorja e shqiptarëve kundër BDI-së sapo ka filluar!

Bilent Saliji ishte vetëm sa për të mbushur numër në qeveri. Ke apo nuk ke, Bilent Saliji nuk kishte kurrfarë peshe. As hajri shqiptarve, as sherri i maqedonve, do të thoshte populli. Prandaj dorëheqja e tij nuk duhet aspak të na mashtrojë. Dorëheqja e tij vetëm duhet t’i motivojë shqiptarët që me forca më të mëdha të vazhdojnë betejën për mposhtje finale të së keqes së tyre. Bilent Saliji nuk i ka bërë politikat e BDI-së. Politikat e BDI-së i ka bë Ali Ahmeti. Shqiptarët ua kanë pa sherrin këtyre politikave. Nuk është përshtypje dhe vlerësim i thatë. Pyetne Ramadan Bajramin që e kanë djegur agjentët maqedonas duke e torturuar gjatë marrjes në pyetje. Pyetni familjet e rastit Monstra sa netë kanë kaluar pa gjumë, për te afërmit e tyre të dënuar me burg të përjetshëm, pa e ditur as ata e askush tjetër se pse janë dënuar. Pyetni familjarët e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Pyetni familjarët e Almirit se si janë ndier kur është liruar Boban Iliqi. Përgjigjen e jep Jankullovska kur thotë “burgjet janë përplot me shiptari, BDI-ja se çan kokën por u duhen vetëm për politikë”. Prandaj dorëheqja e Bilent Salijit është tentim për ti hedhur hí në sy opinionit. Shqiptarët nuk duhet të mashtrohen. Shqiptarët duhet të godasin kokën e së keqes. Shqiptarët nuk duhet të ndalen deri në fitoren përfundimtare. Sot Bilenti, nesër Ali Ahmeti. Dorëheqja e Bilent Salijit është vetëm një tërheqje taktike e përbindëshit që ia shkaktoi poplit shqiptar në Ballkan tragjeditë më të rënda në shekullin 21. Tërheqje taktike sa për të grumbulluar pak fuqi për tu kthyer dhe për të goditur edhe më rëndë shqiptarët. Për këtë arsye duhet të shkojmë deri në fund.Përndryshe nuk ka as drejtësi, as qetësi. (Valmir Fazliu)

Loading...