Do të luhet sot në orën 17:00 në “Luzhniki” të Moskës finalja e madhe e Botërorit të Rusisë, Francë-Kroaci.

Të besuarit e Deshamp kërkojnë titullin e dytë në histori, pas të parit të fituar në vitin 1998 nga brezi i artë i Zidanit me shokë.

Ndërsa “hirushja e Ballkanit”, Kroacia e Daliçit kërkon Kupën e parë të Botës në histori, që do të përbënte një arritje historike për futbollin kroat.

Ndeshja do të gjykohet nga arbitri argjentinas Pitana. “Les Bleues” do të zbresin në fushë me yjet Mbape, Grizman, Pogba, ndërsa nuk mungojnë emrat e mëdhenj as në krahun tjetër, me Modriç, Perisiç e Mandzukiç.

Daliç pritet të zbresë me skemën 4-2-3-1, me Subasiç në portë; Vrsaljko, Lovren, Vida dhe Striniç në mbrojtje; Rakitiç dhe Brozoviç në mesfushë të tërhequr; si dhe treshen Rebiç-Modriç-Perisiç pas shpinës së sulmuesit të vetëm, Mandzukiç.

Ndërsa, Franca e Deschamps do të kundërpërgjigjet me Lloris në portë; Pavard, Varane, Umtiti dhe Hernandez në mbrojtje; Pogba e Kante të tërhequr në mesfushë; si dhe Mbappe-Griezmann-Matuidi pas sulmuesit të vetëm Giroud.

Loading...