Në kuadër të manifestimi “Drejt rrugës së shkronjave për në Manastir sot në qytetin e Manastirit do të mbahen disa aktivitete.

Në ora 12:00 në organizimin të Shoqatës “22 Nëntori” në Muzeun e Alfabetit do të hapet ekspozita “ Veshja e grave të Manastirit në kohërat e konsujve”

Ndërsa në ora 13:00 do të ketë një Tribunë shkencore “Veprimtaria arsimore e motrave Qiriazi”. Tribuna do të mbahet në restorant “Kapri” në Manastir.

Këto aktivitetet dhe aktivitetet tjera që do të realizohen gjatë kësaj jave me rastin e 22 NËNTORIT – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe organizohen nën patronazhin e zëvendës kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa XHaferri.

Loading...