Sot kemi mësuese me minifunde dhe IPhone X! Urime 7 Marsin!

Liljana Çerri

Te urosh 7 Marsin sot është shume me e lehte se dikur pasi sot vetëm 100 mësues mund te gjenden qe e meritojnë këtë urim. Sot mjaftonte ti hipësh një makine dhe disa lule e t’ju shkoje neper shkolla dhe kjo do ishte urimi me i mirë për te gjithë këto heronj qe nuk kërkojnë shpërblim për lodhjen e tyre. U mbajt Kongresi Manastirit na dhuroi një alfabet te mrekullueshëm, u hap edhe shkolla e pare Shqipe ne Korçë. U luftua analfabetizmi me rrënje edhe tek pleqtë nder vite. Por sot ç’farë kemi?! Kemi mësues/e me diploma 2000 euro. me minifunde thonj të gjatë Iphone X dhe këpucë Guçi. Kemi mësues qe sot do marrin dhurata mijëra eurosh dhe për ç’farë?! Për këtë brez qe shkruan PRSH, CKM,Etj etj. Me vjen keq kush punon me shpirt dhe do te jap dije pasi veç pak i dëgjojnë. Kujtoj me nostalgji disa mësues të mi që dhanë kontribut te vyer ne arsimimin tim dhe përulësisht u jam mirënjohës deri ne detaj. Sikur te kishim qofte edhe disa mësues te tille s’do ishin brez ku fcb e përdorin për tu hapur bythësh, e shitur pordhë kot por për te përhapur vlera. Uroj mësuesit që mbasdite bëjnë kurse pasi paradite nuk u del orari ti mesojne femijet, bëjeni pushim sot o trima dhe paratë e sotme merruani nesër se do vijnë prapë ata se u ulet mesatarja. Uroj ata pedagoge qe tarifat e provimeve nuk I ulin nen 300 euro jo per gjë por prishin pazarin e shokëve, uroj edhe këta mësuesit qe jane akoma ne shkolle vete por japin mesim neper shkolla se keta me kujtojnë këto deputetkat e reja qe jane marioneta te politikes ,studente dhe te shkund Kushtetuten surratit sa i bien shkronjat te varfrës.  Nejse ketu cdo gje do vazhdoje sic ka qene. UNE DUA TE UROJ THELLESISHT ATA MESUES QE SHTRYDHEN TRUTE E TYRE PER TE NA MESUAR NE.

SUKSESE JU QE DO BEHENI DESHMORE TE MESIMDHENIES DHE HERONJ TE MJERIMIT INTELEKTUAL NE SHQIPERI. Sa keq qe e arritet kete dite ku anafalbetizmi ka kapur majat sa keq….

 

Loading...