Sot luhen ndeshjet e kupës, Ramadani:Ja çka dëshiron Shkupi

 

Sot (e mërkurë, ora 17:00) do të zhvillohen ndeshjet e 1/16-të të kupës së Maqedonisë në futboll.

Në program janë 13 ndeshje.
Shkupi do të jetë mysafirë i Kit Go nga Pehcevo, anëtar i Ligës së dytë, kurse Renova mysafir i Tikveshit në Kavadar. Gostivari do të luaj derbin me Teteksin, ndërsa Vëllazërimi e prêt Bellasicën.

“Respektojmë kundërshtarin dhe në këtë ndeshje do të futemi maksimalisht të koncentruar dhe me disiplinë në lojë duam të marrim fitore. E di se ekipi i Kit-Go ka ambicie të mëdha, por jam i sigurt në atë se ne këtë edicion duam të arrijmë në finale të Kupës së Maqedonisë”, tha trajneri Zekirja Ramadani.

Në këtë ndeshje nuk ka të drejtë loje Rron Broja që u ndëshkua me të kuq ndaj Pobedës, ndërsa rikthehet Ermedin Adem, pasi kishte ndalesë për vetëm një ndeshje pas kartonit të kuq që mori në Kratovë në ndeshjen e parë sezonale të luajtur me Sileksin 1:1.

Ndërkohë, janë anuluar duelet Struga TL-Pobeda dhe Kozhuv-Shkëndija, për shkak se kuqezinjtë luajnë në Europë.

 

 

Kupa e Maqedonisë, 1/16 e finales, ora 17:00
Korabi-Boreci
Vëllazërimi-Bellasica
Vardar N. – Skopje
Fortuna-Rabotnicki
Llabunishta-A.Pandev
Kit Go-Shkupi
Poeshevo-Bregallnica (SH)
Vardar Forinë-Vardar
Osogovo-Pelister
Teteks-Gostivar
Bratsvo Vllaznimi-Sileks
Tikvesh-Renova
Prevalec-Makedonija GJP
Struga Trim Lum-Pobeda (29 gusht)
Kozhuv-Shkëndija (5 shtator)

Loading...