Maqedoni

Sot Maqedonia numëron më shumë se 50 mijë folës aktivë të frëngjishtes në sektorë të ndryshëm

Frankofonia--780x439

Java e kuzhinës dhe filmit francez, koncerte dhe ligjërata të performuesve francezë, si dhe takime frankofone dhe forum rajonal për Gjuhën franceze, janë vetëm pjesë e aktiviteteve për shënimin e 20 marsit-Ditës ndërkombëtare të Frankofonisë.

‘Duam të shënojmë Frankofoninë në Maqedoni në të gjitha dimensionet e tyre të pasura, sidomos përmes paraleleve dygjuhësore në shkollat e mesme, praktikës profesionale në kompanitë përmes agjencisë universitare për frankofoni dhe në fushën e kulturës, rrënjët e së cilës sidomos në Ballkan janë shumë të thella’, deklaroi Timonier, njofton AIM.

Maqedonia është anëtare e Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë nga 2006 dhe sot në Maqedoni ka më shumë se 50 mijë folës aktivë franceze në sektorë të ndryshëm shoqëror.

Në prezantim sot morën pjesë ambasada e Shqipërisë, Austrisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Zvicrës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top