Ndërmjetësuesi belg në bisedimet ndërmjet katër liderëve partiakë lidhur me Marrëveshjen Përzhinos Piter Vanhaute, sot do t’i vazhdojë takimet e ndara me përfaqësuesit e katër partive, transmeton gazeta “Lajm”.

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i liderëve i cili filloi në mesnatë  dhe i cili ka zgjatur rreth 2 orësh në Klubin e deputetëve. Pjesëmarrësit erdhën dhe ikën herët në mëngjes me veturat e tyre pa dhënë komente lidhur me rrjedhën e bisedimeve. Para gazetarëve deklaratë të shkurtër dha vetëm eurodiplomati Vanhojte, i cili tha se është e rëndësishme që bisedimet të vzhdojnë, duke shtuar se, “bisedimet do të vazhdojnë sot dhe ditëve në vazhdim në nivel bilateral”, ndërsa  është akoma e paqartë se kur do të ketë takim të përbashkë të grupeve punuese.

Loading...