Sot, Shkupi, miqësore me Vëllazërimin

Sot, e diel, FC Shkupi luan ndeshje miqësore, ku për kundërshtarë ka ekipin e Vëllazërimit nga Kërçova, skuadër kjo që garon në Ligën e Dytë të Maqedonisë.

 

Në këtë ndeshje trajneri Hajati Sojdash do të ketë mundësi që në ekip të inkuadrojë edhe futbollistë e rinj që sapo janë afruar në skuadër, Viktor Angelov dhe Onyebuchi Emmanuel Ifeanyi.

 

Ndeshja Shkupi – Vëllazërimi luhet në stadiumin e Çairit në Shkup, me fillim në orën 17:00.

Loading...