Gjykata e Apelit sot duhet ta vazhdojë seancën publike për ankesën e aktgjykimit të shkallës së parë për Nikolla Gruevskin dhe Gjoko Popovskin, të cilët u dënuan me burg në lëndën “Tanku”.

Gruevski dhe Popovski para Këshillit Gjyqësor duhet ta elaborojnë ankesën e dorëzuar, por siç paralajmëroi dje Gruevski në konferencën për shtyp nuk do të paraqitet në Gjykatën e Apelit, sepse siç tha, vendimi është sjellë politikisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gruevski akuzoi se pushteti po zhvillon persekutim kundër tij, ndërsa gjykatësit janë profesionistë, por punojnë nën presion.

Gjykata e Apelit në tërësi i përgënjeshtroi pretendimet e dhëna në konferencën për shtyp nga Nikolla Gruevski lidhur me lëndën “Tank”, duke i vlerësuar si gënjeshtra dhe manipulime të ashpra me opinionin.

Në seancën të premten gjykatësi raportues e lexoi aktvendimin e shkallës së parë. Gjatë seancës u bënë disa pushime, për shkak të kërkesave të dorëzuara për përjashtim të këshillit gjyqësor, kryetarit të Gjykatës së Apelit, gjykatësit raportues dhe kryetarit të këshillit gjyqësor nga ana e avokatit Sterjo Zikov dhe të dënuarit Nikolla Gruevski. Të gjithë kërkesat u refuzuan.

Për rastin “Tanku”, ish-kryeministri Nikolla Gruevski si nxitës për kryerje të veprës është dënuar me dy vjet burg, ndërsa ish-zëvendësministri në MPB Gjoko Popovski me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg./Telegrafi/

Loading...