Shparkase Bank nënshkroi një marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të aplikuar një linjë krediti për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme. Kompanitë me projektet e tyre të biznesit mund të aplikojnë për një pjesë të 10 milion eurove. Kjo linjë kredie është interesante për kompanitë, sepse ata mund të marrin një grant ose kthim të investimit prej 15 për qind, thonë nga Shparkase Bank.

Kjo linjë është shumë interesante për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Për përtëritjen e procesit teknologjik, përmirësimi i efikasitetit të prodhimit, duke rezultuar në gatishmëri më të madhe për tregjet e Bashkimit Evropian. Ne i ftojmë të gjitha kompanitë e interesuara që kanë projekte të mira për të kontaktuar Shparkase Bankën, që ta prezantojmë në detaje këtë linjë kredie ” – theksoi Sasha Boko anëtar i K.D. Shparkase Bank.

Loading...