Spasovski e mori funksionin e ministrit nga Çavkov

Ministri i sapoemëruar i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, pasdite e mori funksionin nga ministri i mëparshëm, Mitko Çavkov, kumtoi MPB-ja.

“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë sot është kryer pranim dorëzimi i detyrës, ministër i Punëve të Brendshme. Ministri i ri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski e mori kabinetin e ministrit paraprak Mitko Çavkov”, thuhet në kumtesën e sotme nga MPB-ja.

Spasovski sot në seancën kuvendore u zgjodh për ministër të Punëve të Brendshme në pajtim me marrëveshjen e arritur politike të Përzhinos.

Loading...