Spasovski: Ekzistojnë forca që duan referendumi të mos ketë sukses, por ato janë minore

Në prag të referendumit situata në vend është stabile, institucionet funksionojnë edhe pse ekzistojnë forca të cilat shohin shans përmes prishjes së sigurisë të realizojnë qëllime të tyre, të kundërshtojnë anëtarësimin tonë në NATO dhe BE, thotë ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski në intervistën për MIA dhe konstaton se ato janë forca minore që nuk mund të ndikojnë në destabilizim.

“Pra, qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë mundësi më 30 shtator të sjellin vendim të pavarur për të ardhmen e këtij shteti”, ka thënë Spasovski.

Gjendja gjeostrategjike e Maqedonisë, thekson tutje ministri sjell disa rreziqe dhe sfida, por në ta intervenohet, mes tjerash edhe me funksionim të mirë, këmbim të të dhënave dhe përvojave me shërbimet e shteteve mike me të cilat bashkëpunon Maqedonia.

“Besoni se Republika e Maqedonisë ka shumë miq të cilët ndihmojnë, para së gjithash, të ruajmë stabilitetin në shtet, të garantohet siguria- tërësia e shtetit”, ka thënë Spasovski.

Për pohimet se shërbime të huaja tentojnë të “gërmojnë” para referendumit dhe përzierjen e rusëve në “punët e Maqedonisë”, Spasovski nënvizon se Maqedonia ka qëndrim të qartë, interes vital nacional ka anëtarësimin në NATO dhe BE, nuk dëshiron të përzihemi në punët e shteteve tjera, as në rajon, as më gjerë, por nuk do të lejojmë dikush të na imponojë interesa të tij.

“Nëse flasim për atë nëse qëndrimi i Rusisë është se Maqedonia nuk duhet të jetë anëtare e NATO-s, është qëndrim i tyre. Por, qëndrim i jonë dhe interes vital për Maqedoninë është të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së. Po, na ndodhin rigrupime të caktuara të strukturave politike, individëve etj, të cilët dëshirojnë të kundërvihen në integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE. Po, ka struktura të tilla, ka individë të tillë në Republikën e Maqedonisë të cilët konsiderojnë se për shkak të plotësimit të disa interesave personale do ta shfrytëzonin momentin të kundërvihen në anëtarësimin në BE dhe NATO, ndërsa në llogari të kësaj të përfitojnë popullaritet politik. Prandaj, konsideroj se Maqedonia është mjaftueshëm e fortë në qëllimet e saja dhe të realizojë qëllimin e vet- të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së”, thekson ministri Spasovski.

Në intervistën që e plotë do të publikohet nesër, ministri Spasovski flet edhe për reformën në MPB, veçmas të DSK-së, formimin e ATO-s dhe vënien e përgjimit në korniza të rrepta kontrolluese, apo siç thotë, “për reformën e mendjes që patjetër ta bëjmë”./MIA/

Loading...