Spasovski: I kemi dhënë fund shtetit të robëruar

“Kemi realizuar një pjesë të madhe të masave, përmes të cilave kemi reformuar, profesionalizuar dhe liruar institucionet shtetërore”, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një tribunë në Gjorçe Petrov.

Ai shtoi se qeveria i ka vendosur fund shtetit të robëruar dhe se institucionet po punojnë vetëm në shërbim të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga LSDM, në fjalimin e tij Spasovski ka folur edhe për masat që sigurojnë më shumë para për qytetarët, siç janë rritja e pagës minimale, largimi i taksës radiodifuzive, ndihma materiale për punëtorët e falimentuar dhe masa tjera.

Spasovski ka potencuar edhe nevojën për projekte të reja, të cilat do të sigurojnë vende të reja të punës, rritje ekonomike dhe përparim në procesit eurointegrues të shtetit.

Loading...