Në intervistën për Dojçe Vele në gjuhën maqedonase, kryeministri Zoran Zaev kryesisht është pyetur për arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski nga Maqedonia në Hungari. Në këtë intervistë Zaev ka pranuar se Gruevski posedon pjesën mëtë madhe të informatave sekrete shtetërore dhe zyrtare.
Më poshtë ju sjellim një pjesë të intervistës së Zaevit në Dojçe Vele, ku mes tjerash ka theksuar se nuk i konsideron fajtorë Shqipërinë dhe Malin e Zi ku qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë me letërnjoftime, duke shtuar se i intereson si e ka lejuar Serbia Gruevskin të kalojë për në Hungari pa pasaportë, duke pasur parasysh se qytetarët e Maqedonisë nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Zaev poashtu ka thënë se ka biseduar me ministrin e punëve të brendshme Oliver Spasovski për përgjegjësi morale në rastin e ikjes së Gruevskit.

Në praktikat demokratike të cilat po i përmendni, ka diçka tejet të rëndësishme, që quhet përgjegjësi morale. Nuk pamë dikë të ofrojë dorëheqje si akt moral…

DW: Olver Spasovski ka folur me mua lidhur me këtë çështje.

Unë nuk përmenda askënd, pse ju e përmendni Spasovskin…

Zaev: Sepse ai e bëri atë hap, bisedoi me mua. Si koleg në Qeveri dhe si bashkëpunëtor shumëvjeçar, çdo herë kemi biseduar se çka me aktin moral në rrethana të tilla. Sepse, nëse ka përgjegjësi morale, duhet të ketë argumentim për atë, të sqarohet, të locohet ku gjendet hazardi moral, problemi, lëshimi… Unë nuk shoh lëshim të tillë. Por nëse tregohet që ka pasur përgjegjësi – un do të kërkoj që të transmetohet konkretisht.

Loading...