Spasovski: Ngjarjet e 24 dhjetorit kontribuan në realizimin e 27 prillit (Video)

Ju e dini se kishte ngjarje të 24 dhjetorit të vitit 2012 dhe ato ngjarje nuk u hulumtuan dhe për to nuk kishte proces gjyqësor. E gjithë ajo ka kontribuar të ketë ngjarje të përgjakshme më 27 prill, deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovsi pas dëshmisë së dhënë në Gjykatën penale për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pres vendim të drejtë për shkak të besimit në institucione dhe besimit të qytetarëve se ka kush t’i mbrojë në këtë shtet”, tha Spasovski, duke theksuar pritjet e tij për vendim të drejtë nga ana e gjykatës.

“Edhe sot kur i shoh ato njerëz, me disa prej tyre kemi kaluar kohë të gjatë në Kuvend, nuk është ndjenjë e këndshme. Por ky proces duhet të përfundojë për të mirën e Maqedonisë, të ketë përgegjësi dhe të mos përsëriten kurrë raste të tilla”, tha Spasovski.

 

Loading...