“Jam i vendosur që të fillojnë demontimin e uzurpimit të sistemit në MPB dhe më inkurajon ajo që ka mjaft profesionistë, që mezi presin të lirohen për të punuar sipas ligjit”, thotë ministri Spasovski për DW, transmeton Portalb.

Deri diku me dinamikë ka filluar mandati i ministrit të ri të MPB-së, Oliver Spasovski, i propozuar nga LSDM për Qeverinë Kalimtare. Vendimi i tij i parë ishte “ndalim i të gjitha kompetencave të cilat janë dhënë nga ish ministrat e MPB-së”. Dy ditë pas asaj, sulmet terroriste në Paris, karriget ministrore të tij e bënë më të nxehtë, duke e nxjerrë atë para një sfide. Spasovski mbrëmë ka marrë pjesë në Këshillin për Siguri, i cili është thirr nga presidenti Gjorgje Ivanov, mu për gjendjen e sigurisë, pas sulmeve terroriste në Paris, por edhe për shkak sfidave që i sjellë kriza me refugjatët.

DW: Kompetencat që i morët, a mund të tregojnë ndonjë hendikep në rast të rrezikimit eventual nga këso kërcënime për Maqedoninë?

Spasovski: Sigurisht që jo, përkundrazi. Ashtu siç ka njoftuar tanimë MPB, kam mbajtur kolegjium me udhëheqësin më të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nga ana ime, janë dhënë detyra konkrete, operative në drejtim për mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Në mbledhjen është konstatuar se nga ku moment nuk ekziston kërcënim konkret për sigurinë e qytetarëve të shtetit. Megjithatë, mu në drejtim të kujdesit për të cilin flas, kam dhënë urdhër për t’u përforcuar masat dhe aktivitet gjatë sigurimit të mbledhjeve publike, kontroll të refugjatëve, sigurimin e personave dhe objekteve vitale që i siguron MPB, në funksion të efikasitetit më të madh dhe mobilizimit të policisë dhe shërbimeve tjera kompetente. Hapat e mi rreth kompetencave që i përmendni, janë mu në drejtim të punës së lartë profesionale të MPB-së dhe policisë dhe sigurisë së punës së tyre dhe gjithçka të bëhet me ligj dhe jo MPB-ja të shndërrohet në “MVRO”, ky është hapi i parë që të ketë siguri më të madhe për qytetarët.

DW: Mund të na shpjegoni se kompetencat e kujt momentalisht janë suspenduar dhe të kujt jo?

“Çdokush që është i ndershëm dhe përgjegjës për punën në MPB, kush e kupton përgjegjësin që ia kanë besuar me atë që është pjesë e ministrisë, e ka mundësinë të punojë në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Siguria e shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë, liria e tyre dhe barazia e tyre para ligjit është detyre e secilit që është i punësuar në MPB dhe është përfaqësues i policisë. Askush në MPB nuk ka të drejtë të punojë për interesa personale apo partiake. Nëse ajo quhet suspendim të kompetencave, atëherë po, të aktivitetet e tilla “MVRO-vijane”, janë të ndaluara rreptësisht dhe dënohen me ligj.”

DW: Nëse nga mëngjesi dita shihet, për çfarë mandati na lajmëron vendimi juaj i parë?

Spasovski: “Kthimi dhe shembja e sistemit të punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme në normalitet. Atë e lajmëron edhe vendimi im i parë. Vendosja e kuadrove të lartë profesional, sistem të lirë të punës së MPB-së, sipas kompetencave ligjore dhe Kushtetutës. Fundi fundit “alo Gorde, alo Sasho”, për kalkulime politike, për ata që s’mendojnë njëjtë apo për qërim hesapesh nëpërmjet policisë, ashtu siç i kemi dëgjuar në projektin “E vërteta për Maqedoninë”.

DW: Sipas kësaj, vendimi i juaj për ndalim të kompetencave të dhëna nga ministrat tjerë para jush, a do të thotë se është fillim i demontimit të themeleve që janë uzurpuar nga sistemi partiak në MPB?

Spasovski: “Po. Jam i vendosur që të fillojë procesion e demontimit të sistemit të uzurpuar të MPB-së. Jam i vetëdijshëm për atë se ajo nuk bëhet brenda natës, por më inkurajon ajo që e shoh te policia, ka mjaft njerëz profesional që mezi kanë pritur që të lirohen që të punojnë punën sipas Kushtetutës dhe ligjit. Demontimi i vërtetë nga uzurpimi i sistemit shtetëror do të vij pas 24 prillit, kur do të sigurojmë shoqëri dhe institucione të barabartë për gjithë qytetarët që punojnë sipas standardeve Evropiane. Relaksimi i parë i qytetarëve po ndjehet, ai është motiv për mua, bashkë me kolegët e mi të ndershëm në polici, të jemi motori që hapëron drejt të lirisë së dëshiruar në Maqedoni, transmeton Portalb.

Loading...