Asnjë pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk guxon të vendoset në shërbim të cilësdo qoftë parti politike, e as të shfrytëzohen resurse materiale-teknike, porositi sot ministri i Punëve të Jashtme Oliver Spasovski pas vizitës së SP Gazi Babë ku në vijim është trajnimi “Roli i nëpunësve policorë gjatë zgjedhjeve”.

“Përfundoi koha kur hapësirat e MPB-së përdoreshin për shtabe partiake, ku automjetet e MPB-së përdoreshin për propagandë. Më ashpër do të sanksionohet çfarëdo lloj keqpërdorimi i resurseve njerëzore ose materiale-financiare gjatë procesit zgjedhor, përveç për punën policore e cila do të thotë mirëmbajtje të rendit dhe qetësisë publike, sigurim të të gjithë tubimeve që do të mbahen nga partitë politike deri në mbajtjen e zgjedhjeve, që të sigurohet dita e sigurt zgjedhore”, theksoi Spasovski.

Ministri u bëri thirrje liderëve politik që të jenë në funksion të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike dhe porositi se çdo rast që do të jetë shkelje e parimeve do të dënohen më ashpër. Informoi se MPB-ja përgatitet intensivisht dhe se tanimë është formuar shtab për përgatitje të këtyre zgjedhjeve lokale.

“Ne jemi të përgatitur ta mbrojmë procesin zgjedhor, por partnerë në këtë mund të jenë edhe qytetarët dhe subjektet politike. Duhet të kuptohet se çfarëdo lloj shkaktimi i dëmit përmes demolimit të shtabeve ose ndonjë gjë tjetër nuk i rrit mundësitë për rezultat më të mirë, por do të kontribuojë për limë më të mirë zgjedhore”, tha ministri Spasovski

Loading...