Spasovski: S’ka rrezik për trazira gjatë referendumit

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski tha se nëpër institucionet shtetërore ende ka forca sipas tij destruktive që dëshirojnë që ndikojnë negativisht në rezultatin e referendumit, njofton Alsat M.

Spasovski tha se asnjë nga këta persona që mendojnë se janë mbi ligjin, nuk do të shpëtojnë pa u përgjigjur para organeve kompetente, nëse me ose pa qëllim përziejnë profesionin e tyre me politikën. Megjithatë, edhe pas zërave të ndryshme se edhe elementë policorë të politizuar tentojnë të mos përmbushin detyrat e ngarkuara, Spasovski tha se politizimi nuk do të gjejë vend në strukturat policore.

Lidhur me dyshimet se ata që janë pozicionuar kundër referendumit mund të tentojnë të prodhojnë incidente, qoftë edhe me mjetet e tyre apo të mbështetura nga strukturat e huaja, Spasovski largoi dilemat për kyçjen e tyre në procedurën e referendumit. Ai tha që Maqedonia është e sigurt nga ndikimet e shteteve të huaja dhe se institucionet shtetërore që janë të angazhuara për zbatimin e referendumit, nuk do e lejojnë një gjë të tillë.

Loading...